English

PS, Klosi: Nuk lejojmë ndërtimin e përbindëshit të qymyrit në Porto Romano

Tiranë, 21 korrik NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka kundërshtuar sot ndërtimin e TEC-it me qymyr në Porto Romano.

"Në rrugën e turpshme të abuzimit me pronat e fshatarëve të zonës së Porto Romanos dhe me pasuritë tona të përbashkëta, për qëllime të mirëfillta përfitimi familjar e klanor, Sali Berisha përsëri sot u tha

durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve se ai do ta ndërtojë TEC-in me qymyr, pavarësisht se kjo mostër ekologjike e papranueshme nga asnjë vend europian mbyll rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, dëmton ekonominë e një komuniteti të tërë, helmon fëmijët si të demokratëve dhe socialistëve durrsak dhe bie ndesh me të gjitha standardet evropiane" tha Klosi.

"Si deputet i qarkut të Durrësit, i them Sali Berishës se nuk do ta lejojmë të ndërtojë përbindëshin e qymyrit në Porto Romano, pavarësisht sesa miliona euro ka futur apo pret të fusë oborri kryeministror në arkën e fitimeve abuzive nga kjo vepër e turpshme dhe pavarësisht sesa kohe do rrijë Sali Berisha në karrigen ku e mban "krushqia e tij e re" me Ilir Metën.

Koha vërtetë është e maskarenjve, por Durrësi është i durrsakëve dhe i gjithë shqiptarëve, Durrësi nuk është dhe nuk mund të jetë Â ndërmarrje familjare e Sali Berishës dhe Ilir Metës" shtoi më tej Klosi.

k.k/NOAÂ

KOMENTE