English

Rrëfimi i Neil Armstrong pas 40 vitesh të uljes në Hënë: Më 2035, ulemi në Mars

Uashington, 21 korrik, NOA - Astronauti legjendar i cili do të ishte njeriu i parë i Tokës që prekte Hënën, bëri dje një rrëfim publik në Muzeun e Hapësirës në Uashington me rastin e 40 vjetorit të shkeljes së tij në sipërfaqen e Hënës gjatë misionit Apollo 11.

Pas 40 vitesh nga ngjarja e madhe, ai tha se gara e hapësirës mes Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik e cila kulmoi me misionet Apollo, i shërbeu një qëllimi të vlefshëm. "Kjo ishte gara paqësore më sublime: Shtetet e Bashkuara ndaj Bashkimit Sovjetik. Ishte garë intensive. Ajo i lejoi të dyja palët të ndiqnin rrugën fisnike që kishte si objektiv shkencën, dijen dhe eksplorimin. Në fund të fundit, ajo solli atë mekanizëm që çoi në bashkëpunim mes dy ish armiqve. Në këtë kuptim, ky ishte një investim i jashtëzakonshëm kombëtar për të dyja palët", u shpreh ai. Imazhet e Armstrongut dhe të pilotit të modulit hënor, Edëin "Buzz" Aldrin mbi sipërfaqen e Hënës u panë nga më shumë se gjysmë miliardi njerëz në Tokë.

Edhe sot, misioni Apollo 11 mbetet një ndër arritjet më të mëdha teknologjike të njerëzimit. Ndërsa, Aldrin, astronauti i dytë që shkeli Hënën, në Muzeun e Hapësirës, bëri një thirrje pasionante për rigjallërimin e programit amerikan të hapësirës dhe për dërgimin e njeriut në planetin Mars. "Amerikë, a vazhdon të kesh ëndrra të mëdha? A beson ende në veten? A je e gatshme për një sfidë të madhe kombëtare? I bëj thirrje brezit të ardhshëm dhe udhëheqësve tanë politikë të japin këtë përgjigje: "Po, ne mundemi!"" Zbritja në Hënë shënoi fitoren e Amerikës në garën e hapësirës gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo garë filloi në vitin 1957 kur Bashkimi Sovjetik lëshoi në orbitë satelitin Sputnik 1. Kjo bëri që Presidenti Kenedi të shpallte në vitin 1961 premtimin për të dërguar brenda asaj dekade njeriun e parë në Hënë, premtim i cili u realizua si sot 40 vjet më parë, më 20 korrik 1969. Për udhëtimin në Hënë u zgjodhën tre astronautë: Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins. Ky ishte një udhëtim plot rreziqe që do t'i fuste të tre ata në histori.

Sot, pas 4 dekadash, Amerika aspiron të kthehet në Hënë dhe planet janë që deri në vitin 2020 të dërgohet përsëri njeriu në sipërfaqen e saj por kësaj here të ngrihet atje një bazë. Këto plane bazohen në ndërtimin e raketave të reja shumë më efikase se sa apo që u përdorën për misionin Apollo. Ndërkaq, në konferencën e 40-vjetorit të uljes së njeriut të parë në Hënë u tha se detyra e njerëzimit është të ulet në planetin Mars 66 vjet pas zbritjes në Hënë. Gjë që pritet të jetë e mundshme të realizohet në vitin 2035.

n.e/NOA

Â

KOMENTE