English

Shpërthimet në Bombei, pakistanezi i deklaruar si fajtor pranon fajin mes lotësh

Bombei, 21 korrik, NOA - Deri tani e kishte mohuar, por dje pakistanezi i akuzuar se është sulmuesi i vetëm që nga mbetur gjallë nga sulmet e vitit të shkuar në Bombei, është vetëdeklaruar fajtor para gjykatës.

Mohammed Ajmal Kasab, i dha gjykatës hollësi të udhëtimit nga Pakistani dhe të sulmeve në stacionin hekurudhor të Bombeit.

Nuk është e qartë se çfarë e shtyu Kasab të ndryshonte tani deklarimin para gjykatës.

Më herët ai kishte këmbëngulur vazhdimisht se nuk ishte fajtor për 86 akuzat që ngrihen mbi të mes të tjerave për vrasje dhe për luftë ndaj Indisë.

Mohammad Ajmal Amir Qasab, 21 vjeçar, u arrestua në ditën e parë të sulmeve dhe që atëherë mbahet nën arrestin e autoriteteve indiane.

Kasab mund të dënohet me vdekje nëse rrëfimi i tij pranohet dhe gjykatësit vendosin t'i japin dënimin maksimal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE