English

Shpërthimi i gurores, policia e Lezhës çon në qeli pronarin dhe vartësin e tij

Lezhë, 21 korrik NOA - Arrestohet nga policia, pronari dhe një punonjës i gurores e cila shpërtheu pasditen e djeshme duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.

Ngjarja e cila ndodhi dje pasdite në orën 19. 30 në fshatin Gocaj të rrethit Lezhë tek një gurore e  firmës "Vulkano Construction" sh.p.k, përballë fabrikës së re të çimentos, çoi në qeli pronarin e firmës Ferdinad Ujkan, 42-vjeç dhe Tonin Çupi, 49-vjeç, banues në Tale të Lezhë, punëtor në gurore. Burime nga policia thanë se arrestimi i tyre u krye pasi kanë dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në pune". Sipas policisë ata kanë realizuar një plasje, me lëndë plasëse, të një tuneli në gurore i cili shërbente për nxjerrjen e materialeve inerte.

Për pasojë janë dëmtuar dy roje private, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen.

k.k/NOA

KOMENTE