English

Shtyhet raporti për mbylljen e burgut të Guantanamos, dyshime mbi projektin

Uashington, 21 korrik, NOA - Një raport i rëndësishëm mbi mbylljen e burgut Guantanamo është shtyrë duke hedhur dyshime mbi atë nëse administrata e Obamës do të mbajë premtimin se do ta mbyllë atë deri në janar të vitit të ardhshëm.

Ekipi që është ngarkuar me mbylljen e Guantanamos thotë se kanë ende kanë mbetuar disa çështje për t'u shqyrtuar por se mbyllja pritet të bëhet në kohën e premtuar.

Guantanamo ka qenë në shënjestër të kritikave të shumta rreth mënyrave se si Amerika ka drejtuar luftën kundër terrorizmit.

Një ndër urdhrat e parë presidencial të Barak Obamës ishte që të mbyllej Guantanamo deri në janar të vitit të ardhshëm.

Por duket sikur ka ende probleme të shumta dhe më i madhi ndër ta është se çfarë të bëhet me të burgosurit e Guantanamos.

Vendet të ndryshme kanë shprehur mosgadishmëri që t'i marrin ata - madje edhe ata që konsiderohen si më pak të rrezikshëm ndërkohë që në Kongresin amerikan ka patur kundërshtime të fuqishme që ata të lirohen në Shtetet Bashkuara.

n.e/NOA

Â

KOMENTE