English

Traktori humb kontrollin e përplaset me pemën, plagoset një grua

Korçë, 21 korrik, NOA - Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, në ngarkim të 55-vjeçarit Gani Busho, lindur në fshatin Panarit të Korçës dhe banues në fshatin Dersnik.

Kjo pasi ai duke drejtuar mjetin e tij traktor i markës JINMA 254 me ngjyrë blu, ka humbur kontrollin dhe është përplasur pas një peme.

Për pasojë, është plagosur gruaja e tij Qëndrime Busho, e cila po udhëtonte së bashku me të shoqin.

Aktualisht, ajo ndodhet në spitalin e qytetit të Korçës jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE