Tiranë, 22 korrik, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë kryer në flagrancë Â arrestimin e 30-vjeçarit Sokol Sinani, lindur dhe banues në Tropojë.
Arrestimi i tij u krye sepse dy ditë më parë, në segmentin rrugor të Valiasit, duke drejtuar automjetin tip Volsvagen, me targë TR 3708 H, ka aksidentuar këmbësorin 4-vjeçar D.M, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhet në gjëndje të rënduar shëndetësore.
U kryen veprimet procedurale dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â