English

Autoriteti i Konkurrencës: Monitorim prodhimit vendas të karburanteve

Tiranë, 22 korrik, NOA - Për herë të parë në vendin tonë do të monitorohet prodhimi vendas i karburanteve.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo.

Sipas saj, një gjë e tillë do të bëhet pasi ky treg ka mungesë konkurrence dhe ndaj duhet realizuar një studim i plotë për të treguar se ku çalon ecuria e tij në këto kushte.

Ndërkaq, një vit më parë është hartuar një hetim i mëparshëm i cili ka treguar se marrëveshjet mes kompanive që tregtojnë karburante me shumicë ka shmangur konkurencën dhe për pasojë cmimet janë të larta.

Kompanitë e shumicës janë akuzuar nga disa drejtime se po mbajnë të lartë cmimin e naftës në tregun e brendshëm dhe kjo bën që çmimi i tyre të mos luhatet, në një kohë kur në tregjet e huaja ai bie.

n.e/NOA

KOMENTE