Tiranë, 22 korrik NOA - Kryeministri, Sali Berisha kërkoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërmarrjen e një sërë Â masave nga Ministria e Bujqësisë, të cilat do të ndihmojnë në strategjinë e luftës kundër varfërisë.
Duke u ndalur kryesisht në rrethet që nisin nga Tepelena deri në Tropojë dhe që përbëjnë rreth dy të tretat e territorit të vendit, kryeministri evidentoi se varfëria është e madhe dhe për këtë arsye duhet vepruar me shpejtësi.
Ai kërkoi kritere të reja dhe një qeverisje tërësisht të re për këto zona, për të përmirësuar me forma nga më Â të ndryshmet jetesën e banorëve.
"Zoti Ministër i Bujqësisë, në mënyrë të përsëritur kam diskutuar edhe me ju dhe kemi përcaktuar disa drejtime. Këto rrethe nga Tepelena deri në Tropojë, të periferisë kryesisht, Â si territor përbëjnë pothuajse dy të tretat e Shqipërisë, ndërsa si popullatë jo. Problemi është që në këto rrethe varfëria është e madhe. Janë rrethe të vogla me varfëri të madhe. Në këto rrethe do të ketë një diskriminim pozitiv ndaj tyre në qeverinë tonë. Unë kërkoj kritere të reja dhe qeverisje tërësisht të re ndaj tyre, në mënyrë që ai që do dhe shihet e arsyeshme që ka mundësi të organizojë jetën e tij aty, ti japim mbështetjen e plotë, duke e financuar me grante çdo rrënjë që do të mbjellin, ti japë mbështetjen e plotë duke ndërtuar sistemin vaditës aty ku është e nevojshme, ti japim mbështetjen e plotë duke nxitur traditën e krijuar të tyre. Pra duhet me shpejtësi të veprojmë që ata që duhet të dalin nga varfëria me punën, mundin dhe mbështetjen tonë" tha Berisha.
Duke theksuar se punësimi është rruga më e suksesshme për të luftuar varfërinë, kryeministri tha se në politikat e reja qeverisëse do të nxitet rritja e prodhimit, por do të ndihmohen edhe ata që luftojnë për mbijetesë.
 "Pra të gjithë ju zotërinj ministra duhet që problemin e varfërisë ta keni problemin e parë. Ne do ta shohim varfërinë si armikun më të egër të njeriut pas sëmundjes. E rëndësishme është që të kesh një politikë aktive, të fuqishme kundër saj" deklaroi kryeministri Berisha.
k.k/NOA
Â