English

Dy vëllezër godasin me thikë një 55-vjeçar pas një sherri mes tyre

Shkodër, 22 korrik NOA - Një sherr banal për pak i ka kushtuar jetën një 55-vjeçari i cili u godit me thokë nga dy vëllezër.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Guri i Zi në rrugën nacionale Shkodër-Vau i Dejës, kur Aleksandër Pylla 30-vjeç në bashkëpunim me vëllain e tij Agron Pylla 28-vjeç kanë tentuar të vrasin me thikë 55-vjeçarin Nazim Kotrri lindur e banues në lagjen Guerrile të qytetit të Shkodrës.

Policia e cila nisi hetimet fill pas ngjarjes bëri të ditur se plagosja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe Kotrrit.

Ky i fundit u qëllua me thikë në anën e majtë të trupit dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia thanë se pak orë më vonë u krye arrestimi i 30-vjeçarit Aleksandër Pylla, ndërsa është shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e vëllait të tij Agron Pylla.

k.k/NOA

KOMENTE