Hindu, 22 korrik, NOA - Miliona njerëz vëzhguan sot nga afër eklipsin e plotë më të gjatë të këtij shekulli.
Ata shijuan me orë të tëra zhytjen e qyteteve të tyre në errësirë, ndërsa ishte një qiell i pastër dhe ditë e ndriçuar.
Sipas të dhënave të agjencisë NASA, ky eklips mund të shikohej përgjatë një korridori rreth 250 kilometër të gjerë, ndërsa përfshiu pothuajse gjysmën e globit dhe kaloi përmes dy vendeve më të populluara të botës, India dhe Kina.
Ishin pikërisht miliona banorë të këtyre shteteve që e shoqëruan eklipsin edhe me shumë rituale fetare, të cilat sipas tyre kanë lidhje me rrugën e shpëtimit nga cikli i jetës dhe vdekjes.
Për këtë arsye, sapo panë Diellin të "zhdukej", miliona njerëz u hodhën në lumin Gang dhe përmes këngëve e himneve hindu, burra, gra dhe fëmijë hynin në lumë me duar të mbledhura dhe i luteshin Diellit që zhdukej në qiellin e errësuar.
Eklipsi kaloi përmes Bangladeshit, Nepalit, Butanit, Birmanisë dhe përmes qyteteve të mbipopulluara përgjatë lumit kinez Yangtze, para se t'i drejtohej Oqeanit Paqësor.
n.e/NOA
Â