English

Gripi i derrave, arrin në 4 numri i të prekurve në Shqipëri me H1N1

Tiranë, 22 korrik, NOA - Ka arritur në katër numri i të prekurve nga virusi H1N1 në Shqipëri. Kjo pas konfirmimit zyrtar se tre marinarët e dyshuar që kanë zbritur para pak ditësh në portin, analizat e të cilëve u çuan drejt Bukureshit, kanë qenë të prekur nga gripi i derrit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila ka pohuar se tashmë virusi qarkullon edhe në vendin tonë e se duhet treguar sa më shumë kujdes për t'iu shmangur prekjes së tij.

Realisht, Shqipëria rezulton e futur në hartën e vendeve të prekura nga virusi H1N1 dhe së bashku me rastin e studentit të Gjirokastrës, shkon në katër numri i të prekurve prej tij.

Tre marinarët në fjalë, kanë qenë dy nga Filipinet dhe një nga Rumania, të cilët para pak ditësh kanë zbritur në portin e Durrësit dhe kanë shfaqur shenja grpi.

Për këtë arsye, ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Durrësit dhe më pas janë larguar.

Lidhur me këtë fakt, ministrja Godo ka konfirmuar se kanë qenë të prekur në mënyrë të lehtë. Ndërkaq, pritet të ketë edhe të prekur të tjerë në vend këto ditë, derisa virusi qarkullon tashmë edhe në territorin shqiptar.

n.e/NOA

KOMENTE