Hagë, 22 korrik NOA-Një gjykatë ndërkombëtare në Hagë pritet që të japë vendimin se ku duhet të vendosen kufijtë e rajonit të diskutuar sudanez Abiei.
Rajoni i pasur me naftë pretendohet nga veriu dhe jugu i vendit dhe ka qënë fokusi i luftës civile dhe më pas procesit të paqes.
Kreu i Kombeve të Bashkuara në Sudan, Ashraf Qazi, tha se reagimi i ushtarëve të jugut dhe veriut ndaj vendimit të gjykatës është shumë i rëndësishëm.
Megjithësë vendimi do të përcaktojë kufijtë e rajonit, një vendim final se kujt i përket nuk do të vendoset deri në referendumin e vitit 2011.
Për shumë njerëz në Abiei është një Sudan i vogël.
Rajoni është i pasur në naftë, por shumë i varfër dhe ka qënë skenë e dhunës shkatërruese.
m.i/NOA