Tiranë, 22 korrik, NOA - Jeta Lakrori, shefe e informacionit në Institutin e Shëndetit Publik pohon se tashmë janë shpërndarë me mijëra postera dhe fletë-palosjesh në të gjithë vendin, në të cilat jepen të dhëna për sëmundjen e gripit të derrave, simptomat dhe mënyrat e mbrojtjes ndaj tij.
Këto të dhëna shërbejnë sipas saj, si një metodë mbrojtëse ndaj popullatës.
Ndërkaq, ajo ka bërë me dijeni edhe faktin se punonjësit e shëndetësisë do të pajisen me maska mbrojtëse, por drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli ka thënë se nuk do të jetë e nevojshme që ato të përdoren nga e gjithë popullata në vend.
Nga ana tjetër, Ylli ka pohuar se jeta normale do të vazhdojë si zakonisht dhe se nuk ka nevojë për ndërprerje të saj nga alarmi i gripit të derrave.