English

Kapet 17-vjeçari, bashkë me një shok qëlloi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Tiranë, 22 korrik, NOA - Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, kryen arrestimin në flagrancë të 17-vjeçarit me iniciale A.Ç, banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë plagosur me thikë një bashkëmoshatarin e tij.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në rrugën "Niko Avrami" në Tiranë dhe dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 20-vjeçarin Renis Kasapi, për të cilin po punohet për kapjen e tij, kanë goditur me thikë në pjesën e barkut 17-vjeçarin me inicialet D.C. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalit Nr.2 Tiranë, ku pas ndërhyrjes kirurgjikale aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor u kryen veprimet proçeduriale si dhe u administruan të gjitha provat.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal. n.e/NOA

Â

KOMENTE