Tiranë, 22 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë kryer arrestim në flagrancë ndaj 19-vjeçarit Beniamin Selishta, lindur dhe banues në Durrës.
Arrestimi i tij u krye sepse dje në rrugën "Muhamet Gjollesha", përballë Inxhinierisë së Ndërtimit, gjatë një kontrolli të ushtruar, iu gjetën në brendësi të një çante rreth 30 qese farmacie me bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila peshonte 95 gr. U kryen veprimet proceduriale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: sasia prej 30 qese farmacie të mbushura me bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa si dhe një telefon celular. Materialet e përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Tiranëë, për veprën penale të "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. n.e/NOA
Â
Â