Â
Washington, 22 korrik NOA-Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që të avancojnë sistemet e mbrojtjes të partnerëve të tyre në Lindjen e Mesme, në reagim ndaj kërcënimit të mundshëm ushtarak nga Irani.
Presidenti Obama ka qenë skrupoloz në mbajtjen e distancës ndaj zgjedhjeve presidenciale të debatueshme në Iran.
Ai ka shprehur shqetësime rreth mënyrës se si janë trajtuar protestuesit por ka thënë se u takon vetë iranianëve që të zgjidhin çështjet rreth zgjedhjeve.
Uashingtoni është i vetëdijshëm se çfarëdo mbështetje për opozitën nuk u bënë atyre favore.
Në të njejtën kohë perëndimi vazhdon të jetë i shqetësuar rreth programit bërthamor të Iranit.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë presionin mbi Teheranin që të ketë një politikë më të angazhuar sa i përket negociatave për të zgjidhur edhe këtë çështje.
Nuk bëhet fjalë për atë se Uashingtoni shpreson që të ketë ndonjë përparim të mirëfilltë në drejtim të bisedimeve por ka nevojë për dëshmi që të bindë Rusinë dhe Kinën se ai ka bërë përpjekje për negociata dhe se tani që ato nuk po kanë sukses duhet menduar për sanksione kundër Teheranit.
m.i/NOA