English

Kolegji Zgjedhor merr në shqyrtim ankesën e PS e G99 për kutitë e Beratit

Tiranë, 22 korrik NOA - Ankimi i Partisë Socialiste dhe G99 për rinumërimin e votave në qarkun e Beratit, pritet të ketë një vendim nga Kolegji Zgjedhor.

Ky i fundit ka dëgjuar të gjitha palët, më pas ka vlerësuar si të vlefshme dokumentacionet e paraqitura nga pala paditëse PS dhe G99, pala e paditur KQZ, si dhe pala e interesuar PD. Mësohet se Kolegji Zgjedhor do të marrë në shqyrtim të gjitha provat e këtyre palëve e më pas pritet të japë vendimin për rezultatin në qarkun e Beratit.

Në këtë qark, Partia Socialiste dhe lëvizja G99 kërkojnë rinumërim të votave në KZAZ 1 dhe rivlerësim të votave në qendrat të KZAZ numër 2 dhe 3. k.k/NOA

KOMENTE