English

Kolegji Zgjedhor rinis shqyrtimin e ankimimit të socialistëve për Beratin

Tiranë, 22 korrik, NOA - Kolegji Zgjedhor ka nisur ditën e sotme shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste për qarkun e Beratit.

Pas mbledhjes së djeshme të këtij institucioni, Kolegji ka vijuar me shqyrtimin e kërkesës së Partis Socialiste për rinumërimin e fletëve të pavlefshme. S

ipas kësaj partie, në KZAZ-të 1, 2 dhe 3 në Berat janë 3200 fletë të pavlefshme.

Kolegji Zgjedhor nisi ditën e djeshme shqyrtimin e ankimimeve të partive politike me qarkun e Fierit dhe i ka dhënë të drejtë Partisë Socialiste për rezervat e saj që ajo kishte në lidhje me mangësitë në procesin e numërimit të votave në këtë qark.

PS nga ana e saj pretendon të marrë mandatin e pestë në zonë e Beratit.

n.e/NOA

KOMENTE