English

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS dhe G99 për kutitë e Beratit

Tiranë, 22 korrik NOA - Kolegji Zgjedhor pas shqyrtimit ka rrezikuar sot kërkesën e Partisë Socialiste dhe lëvizjes G99, për kutitë e qarkut të Beratit.

Kolegji rrëzoi kërkesën për pavlefshmërinë e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tre KZAZ të qarkut të Beratit, pas ankimimit të kryer nga PS dhe G99.

Gjyqtarja Dhurata Haveri, drejtoi seancën e Kolegjit Zgjedhor për ankimimin e Partisë Socialiste.

Kolegji Zgjedhor ka dëgjuar më herët të gjitha palët, më pas ka vlerësuar si të vlefshme dokumentacionet e paraqitura nga pala paditëse PS dhe G99, pala e paditur KQZ, si dhe pala e interesuar PD. Por pas shqyrtimit prej tij, u vendos që kërkesa e PS-së të rrëzohet.

k.k/NOA

KOMENTE