English

Krimet e Rënda dënojnë me 63 vjet burg, të gjashtët e "Poter-Al".

Â

Tiranë, 22 Korrik NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar pasditen e sotme me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal "Poter-Al", informon gazetari i agjencisë së lajmeve NOA.

Në vendimin e saj gjykata ka dhënë 16 vjet burgim për të pandehurin Ilir Koçiaj, të njohur si kreu i këtij grupi.

Sakaq Xhiljano Xhoxhi është dënuar me 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka.

Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.

Të pandehurit akuzohen për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj.

Ata ranë në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali.

Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali.

Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali.

/a.k/b.a/NOA/

KOMENTE