English

Malaj reagon: Të ndalet fushata penalizuese e Ramës brenda PS

Tiranë, 22 korrik NOA-Deputeti i PS, Arben Malaj i mandatuar nga zgjedhjet e 28 qershorit ka reaguar sot përmes një deklarate për mediat kundër asaj që ai e quajtir fushata penalizuese brenda PS ndaj gjithë atyre anëtarëve që kanë kërkuar largimin e Ramës pas humbjes së zgjedhjeve.

Më poshtë lexoni deklaratën

"Duhet ndalur sa me parë dhe në mënyrë publike fushata penalizuese ndaj personave që janë kritikë apo kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Ky fenomen përjashtimesh dhe nxitje përplasjesh është ngjarja më rëndë që po ndodh ne historikun e Partisë Socialiste.

Ky presion dhe ky denigrim mbytes është cënim i rëndë i të drejtave elemntare të çdo individi. Aty ku cenohen liritë elementare të të shprehurit aty liritë politike kufizohen apo nuk ekzistojnë. "Disiplina partiake" dhe "solidariteti partiak" jane alibi të dëmshme dhe të pamjaftueshme për ta fshehur mentalitetin jo demokratike, që kur tolerohet rrezikon te sjell diktaturë në rritje.

N.q.s. ky konflikt rritet ai natyrshem ashpërsohet, një ashpërsim i ballafaqimit publik midis mbeshtetësve dhe te pakënaqurve brenda vetë Partisë Socialiste, rrezikon të krijojë një ambjent të vështirë politik. Ky ambjent i rënduar është kosto shtesë edhe për çdo lider të Partisë Socialiste. Kjo vetëm e dëmton Patinë Socialiste dhe e vonon rifitimin e kredibilitetit publik të saj.

Sfida reale e liderit të ardhshëm të Partisë Socialiste do të jetë pikerisht rikthimi i besimit dhe përkushtimit brenda forcës politike si parakusht për kredibilitetin publik dhe mbështetjen publike në rritje që i nevojiten Partise Socialiste në çdo sfidë të ardhshme".

M.I/NOA

Â

Â

KOMENTE