Korea e Jugut, 22 korrik NOA - Deputetët Korean-Jugor, përfshihen sërish në përleshje mes njëri-tjetrit në parlament.
Por ndryshe nga herët e tjera sot në sulm janë hedhur edhe gratë deputete të cilët janë rrahur me njëra-tjetrën.
Dhuna erdhi pas mosmarrëveshjeve mes deputetëve në pozitë dhe ata opozitarë për miratimin e një ligji për mediat.
Deputetët në pozitë u përpoqën të kalonin ligjin i cili lejonte ngritjen e kompanive të reja mediatike të cilat mbështesnin edhe partitë politike.
Ky ligj nuk lejohej të miratohej nga deputetët e opozitës të cilët nuk bënë asgjë për të ndaluar ligjin veçse krijimin e dhunës.
Kjo pasi miratimet e ligjeve në këtë parlament mund të kryhen edhe me votat e deputetëve në pozitë, për këtë arsye deputetët e pakët të forcës politike që nuk është në pushtet i mbetet veçse të krijojë situata të shpeshta kaotike në parlament.
Kësaj here ishin edhe gratë deputetet të cilët u rrahën me njëra-tjetrën duke e shoqëruar dhunën edhe me fjalë banale.
k.k/NOA