English

Qeveria legalizon parcelat ndërtimore për 4 mijë familje

Tiranë, 22 Korrik NOA - Qeveria miraton vendimin për legalizimin e parcelave ndërtimore për 4 mijë familje.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave i cili miratoi vendimin "Për kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore, në favor të poseduesve të objekteve informale".

Ky vendim ka si qëllim kalimin në pronësi të rreth 3109 objekteve informale, të cilat u përkasin rreth 4 mijë familjeve.

Vendimi, erdhi pasi ALUIZNIÂ ka kthyer në terren përditësimin e tyre dhe kualifikimin për legalizimin.

e.l/NOA

KOMENTE