English

Rama: KRRTRSH dha një shfaqje të turpshme, Berisha po mban peng planin e Tiranës

Tiranë, 22 korrik NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se Sali Berisha po mban peng në sirtarët e tij, planin për Tiranën.

"Sa për t'ju dhënë një pikë referimi duhet ta dini se e gjithë Tirana brenda vijës së verdhë është 3500 hektar ndërkohë që dje KRRTRSH e Republikës së Shqipërisë ka dhënë në një pikë të vetme të rendit të ditës një vendim për ndërtimin e një zone me një sipërfaqe të ndërtuar sa 80 për qind e territorit të Tiranës" deklaroi Rama.

"Ndërkohë që qysh në vitin e shkuar, Berisha e ka dhe e mban në sirtar planin e ri rregullues së Tiranës.

Ky njeri jo vetëm është tërësisht i prirur ndaj vendimmarrje me bazë korruptive të territorit por akuzon bashkinë e Tiranës, ndërsa u vendos të kryhen ndërtime në zonën e Vorës aq ndërtime sa e gjithë Tirana" shtoi më tej Rama.

Sipas Ramës, Berisha bën sikur u qan halleve banorëve të Tiranës për mungesë gjelbërimi, por në KRRTRSH i grabit Tiranës 75 hektar gjelbërim, duke e mbushur me ndërtime të gjithë zonën kodrinore.

"Nuk ka mbaruar oreksi i papërmbajtshëm për ta futur tërë pasurinë e përbashkët ka shpikur dje konceptin urban, të gjitha këto janë vetëm një e treta e vendimeve të KRRTRSH, vendimet e tjera do t'i trajnojmë në ditët e tjera. Janë një arsye e fortë për ti rezistuar këtij klani të fuqishëm ta kthejë Shqipërinë në një skenë të mbyllur ku pushteti i parasë dhe i abuzimit fiton pavarësisht sesi voton qytetari" përfundoi kreu i PS-së.

k.k/NOA

KOMENTE