English

Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së, uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve

Tiranë, 22 korrik NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka marrë një telegram urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Partive Popullore Evropiane, njëkohësisht anëtar i Parlamentit Evropian, Antonio La³pez-Istaºriz, me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare.

"Është nder dhe kënaqësi t'ju përcjell ju dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë urimet e përzemërta me rastin e fitores së bindshme në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në vendin tuaj.

Suksesi juaj në zgjedhje është një sukses për të gjithë familjen e Partive Popullore Evropiane, e cila do të vazhdojë të jetë partneri juaj në familjen e madhe Evropiane të familjeve politike të qendrës së djathtë. Ne jemi krenarë të ndajmë të njëjtat vlera dhe ideale për një Evropë të bashkuar, duke u bazuar në principet e solidaritetit dhe prosperitet" thuhej në urimin e López-Istúriz drejtuar Berishës.

"Populli shqiptar provoi t'ju japë ju besimin, duke ditur se falë jush, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, ka dorëzuar aplikimin për anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian dhe sot është anëtare me të drejta të plota e NATO-s.

Duke ju përgëzuar edhe një herë për suksesin tuaj në zgjedhje, ju lutem pranoni urimet e mia më të mira" përfundon urimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partive Popullore Evropiane.

k.k/NOA

Â

KOMENTE