Elbasan, 22 korrik, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit në orët e para të ditës së sotme, ku një ish-efektiv i antidrogës ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake policore për agjencinë e Lajmeve NOA, viktima është ish- agjenti, Roland Rexhepi, 42-vjeç, i cili është qëlluar sapo ka dalë këtë mëngjes nga banesa e tij me një breshëri plumbash.
Më pas, mësohet se ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda që kishte
Marrë nga goditja me armë zjarri.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia është duke kryer verifikimet e para dhe duke ngritur pistat e para të hetimit.
Mbeten të paqarta motivet e ngjarjes, ndërkohë që nuk janë identifikuar ende autorët e saj.
Ndërkaq, mësohet se Rexhepi ishte i liruar nga detyra prej disa vitesh dhe punonte si roje sigurimi në stadiumin e qytetit të Elbasanit.
n.e/NOA