Â
Londër, 23 korrik NOA-Dyfishohet në Angli numri i të infektuarve nga gripi i derrit AH1N1.
Agjensia angleze e lajmeve Reuters, njoftoi sot se ky numër ka shkuar në 100 mijë persona.
"Vetëm javën e shkuar, Â në Angli u regjistruan rreth 55 mijë raste të reja të infektuara me virusin H1N1, ku pjesa më e madhe e tyre shfaqën simptoma të lehta" , thekson agjensia.
Bilanci i viktimave që nga rënia e epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar është 31 të vdekur.
m.i/NOA