Pogradec, 23 korrik NOA-Komuna e Gostivarit dhe Bashkia e Pogradecit nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim reciprok ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Memorandumi për bashkëpunim u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, dhe kryetari i Bashkisë së Pogradec, Artan Shkëmbi.
Të dy komunat ranë dakord të bashkëpunojnë për mirëqenien ekonomike, shoqërore dhe ambientale si dhe promovimin e komuniteteve vibrante dhe të shëndosha.
Nëpërmjet këtij memorandumi do të mundësohet bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e turizmit, sportit, kulturës dhe në sfera tjera të dobishme për të dy komunat.
Gjithashtu, të dyja palët kanë rënë dakord që t'i ofrojnë ndihmë në përgatitjen e projekteve të përbashkëta për aplikim në IPA fondet e Bashkimit Evropian si dhe implementimin e përbashkët të këtyre projekteve.
m.i/NOA