English

Berisha për A/H1N1: Gripi i derrave erdhi por nuk ka vend për dramatizim

Tiranë, 23 korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në mesditë në një konferencë për shtyp ku ka konfirmuar edhe njëherë mbërritjen në vend të virusit H1N1, duke shtuar se janë marrë të gjitha masat nga qeveria për përballimin e kësaj sëmundjeje.

"Qeveria është e gatshme të importojë të gjithë sasinë e nevojshme të Tamiflusë, gjithashtu sapo të jetë gati vaksina, do të blejmë të gjithë sasinë e nevojshme për të vaksinuar atë pjesë të popullsisë që preket më shpejt nga ky grip" deklaroi kryeministri Berisha.

Më tej Berisha tha se megjithëse gripi ka një përhapje të shpejtë, format e tij janë më të lehta dhe jo agresive, s'ka vend për dramatizim.

Veç rasteve sporadike të konfirmuara deri më tani nga ministria e shëndetësisë, kreu i qeverisë bëri të ditur se mund të ketë më shumë raste në vend të prekur nga gripi i derrave por ende nuk janë bërë zyrtare.

k.k/NOA

KOMENTE