English

Gripi i derrave, Godo inspekton portin e Durrësit dhe Rinasin

Durrës, 23 korrik NOA - Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, në kuadrin e inspektimit të pikave kufitare për masat e marra për virusin AH1N1, vizitoi sot portin e Durrsit dhe aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë.

"Duke pasur parasysh se, Shqipëria pritet të regjistrojë raste të tjera të virusit A (H1N1), strukturat shqiptare të shëndetësisë janë të përgatitura për të përballuar çdo situatë të mundshme të përhapjes së këtij virusi" tha gjatë inspektimit, Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, e cila vlerësoi masat e marra në portin më të madh në vend, ku aktualisht lëvizin mesatarisht 3-5 mijë vetë në ditë "Ajo qe shoh realisht konfirmon kuadrin e masave të marra në bashkëpunim me kompanitë e lundrimit dhe autoritetet portual", tha ajo, ndërsa shtoi se "të gjithë udhëtarët në tragete njoftohen gjatë udhëtimit për mundësinë e vizitave mjekësore nga mjeku i anijes në raste të shqetësimeve të ndryshme, kontrolle të cilat vazhdojnë nga personeli shëndetësor i portit edhe gjatë zbritjes së udhëtarëve" Më tej, Godo u ndal edhe në spitalin rajonal të Durrësit, ku tha se "rritja e numrit të pushuesve dhe përqendrimi i popullsisë në një territor të ngushtë kërkon rritjen e kërkesës për strukturat mjekësore të të gjitha niveleve" "Disa ditë më parë në këtë spital janë trajtuar 8 të sëmurë të dyshuar për gripin e derrit dhe katër prej tyre kanë dalë krejtësisht të shëruar. Katër të tjerë, kryesisht të moshave të reja dhe të mesme po trajtohen ende nga ana mjekësore, ndërsa priten edhe rezultatet e analizave të kampionëve të marrë prej tyre". tha ministrja Godo.

Ajo vlerësoi masat e marra nga personeli i spitalit rajonal të Durrësit, i dyti për nga kapacitetet pas Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.

Më pas, Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, inspektoi ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Tiranë, lidhur me masat e marra për virusin e gripit A (H1N1). Â

"Një udhëtar që vjen në vend, nëpërmjet aeroportit, menjëherë informohet dhe sensibilizohet nga posterat e vendosura, sesi duhet të sillet ai nëse e ndjen veten të sëmurë me grip. Gjithashtu, në monitor kërkohet që një qytetar/udhëtar, me shenja të gripit, apo që ka pasur kontakt me persona të dyshuara, apo konfirmuar duhet të paraqitet menjëherë tek strukturat e insperktoriatit sanitar, të cilët kanë marrë udhëzimet e duhura për menaxhimin e rasteve të dyshuara.

Kërkova që të shtojmë stendat që qytetari kudo që të jetë në ambjetenet e aeroporit të ketë këtë sensibilizimin, që nëse ai e di që vjen nga një komunitet kontakti me infeksion apo nuk ndjehet mirë të mos dalë nga aeroporti port ë drejtohet tek inspektorët tanë në mënyrë që të mos infektojë të tjerët" tha Godo.

"Kemi një sasi që në kuti plotëson datën e skadimit, por Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kompania prodhuese na ka thënë që nëse është e ruajtur në kushte të mira, të domosdoshme që medikamenti të mos skadojë, mund të përdoret dhe një vit më pas. Jemi duke hetuar për këtë, nëse ne në të tërë zinxhirin e ruajtjes bindemi që është ruajtur gjatë kësaj kohe në standardet e duhura dhe mund të bëjmë dhe një provë në qendrën kombëtar të barnave.

Nëse do bindemi që nëse një nga zinxhirët ka dalë jashtë kontrollit ata do të eliminohen.

Antivirali Tamiflu, i shpërndarë në spitalet rajonale, ka afat skadence pas 2 vitesh" tha Godo. Â

k.k/NOA

Â

KOMENTE