Gramsh, 23 korrik, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e vogël të Gramshit, kur është përhapur lajmi se një grua, së bashku me vajzën e saj.
kanë mbetur të vdekura në spital për shkak të helmimit nga ushqimi.
Lajmi ka qenë mjaft tronditës për këtë vdekje të dyfishtë në një familje, e cila mund edhe të ishte parandaluar.
Sipas të dhënave paraprake policore për agjencinë e Lajmeve NOA, kanë qenë 39-vjeçarja Nafije Bujku dhe vajza e saj 10-vjeçare me iniciale R.B, për të cilat dyshohet se kanë konsumuar ushqim të helmuar, gjë e cila i bëri të ndërrojnë jetë në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Ato kanë qenë nga fshati Kukur dhe trupat e të dyjave tashmë janë dërguar në në morg ku pritet autopsia për të gjetur edhe shkaqet përfundimtare të vdekjes së tyre.
n.e/NOA