Tiranë, 23 korrik NOA - Kërkesa e Partisë Demokratike dhe PDI-së për procesin zgjedhor në Fier është rrëzuar sot nga Kolegji Zgjedhor.
Mësohet se dy partitë kishin lëshuar në kërkesë padi ku kërkonin pavlefshmëri të rezultatit në 3 qendra votimi në Fier.
Ato kërkuan pavlefshmërinë në Qendrën e votimit numër 3119,3120,3121.
Pas shqyrtimit Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën duke e cilësuar të pabazuar në ligj dhe prova.
Një ditë më parë Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste dhe G99 për procesin zgjedhor në Berat.
k.k/NOA