English

Ndryshimet e klimës, OKB: Duhen 10 mln USD për hartimin e masave

Â

Washington, 23 korrik NOA-Rreth 10 milionë dollarë është fondi që do i duhet vendeve të pasura për të hartuar planet për ndryshimin e klimës. Kjo është përllogaritja që ka bërë OKB në prag të samitit për klimën që do të mbahet në muajin dhjetor

Kopenhagë.

Në një intervistë dhënë BBC-së, kryenegociatori i OKB Yvo de Boer, tha se kjo shifër përfaqëson minimumin e nevojshëm.

Ai tha se Samiti për Klimën, Â duhet të bjerë dakord për një formulë të shpërndarjes së kostos për përballimin e ndikimit të ndryshimeve të klimës.

"Nëse në fund të takimit të Kopenhagës do të kem në dorë një dokument të nënshkruar nga udhëheqësit botërorë ku të thuhet se vendet e pasura do të ulin apo do të caktojnë objektiva për të ulur ndjeshëm deri në 2020-n emetimin e gazrave që shkaktojnë efektin serrë, atëherë mund të them se kemi hedhur hapin e parë", tha zoti de Boer.

m.i/NOA

KOMENTE