Athinë, 23 Korrik NOA - Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se ka sulmuar me thikë në banesën e saj, një vajzë të mitur helene.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se u arrestua 26-vjeçari shqiptar, me qëndrim legal në Greqi, nën akuzën e sulmit fizik, dhunimit të banesës, mbajtje të mjeteve të mreshta që plotësojnë kushtet e armës së ftohtë.
Denoncimi për të riun shqiptar ishte bërë një ditë më parë nga një grua 39-vjeçare greke dhe vajza e tij 16-vjeçare në lokalitetin Eratinu të rajonit Hrisopulos.
Sipas denoncimit të nënë e bijë, 26-vjeçari, kishte hyrë në shtëpinë e tyre, në momentin që 39-vjeçarja nuk gjendej atje, dhe kishte goditur vajzën e saj duke i shkaktuar dëme të ndryshme në trup dhe fytyrë, por edhe duke e kanosur me thikë më pas, pa e prekur atë.
Policia e Hrisopulos, nuk sqaroi shkaqet që çuan në këtë incident por tha se pas arrestimit të të dyshuarit, ai do të dërgohet për vlerësim mase sigurie në gjykatë ku pritet të dëgjohen edhe dëshmitë e femrave që kryen denoncimin.
n.s/NOA
Â