English

Olli Rehn nis turin në Ballkan, edhe ai bën si Solana, nuk vjen në Shqipëri

Tiranë, 23 korrik, NOA - Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, nis sot turin e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku edhe ka caktuar një radhë vizitash me përfaqësues të lartë të vendeve të tij.

Por ashtu si homologu i tij, komisionari evropian për politikë të Jashtme, Havier Solana, edhe Rehn e ka shmangur Shqipërinë nga ky tur vizitash.

Solana bëri me dijeni se vendi ynë ka ende probleme me shpalljen e rezultateve zgjedhore, ndaj është mirë që të mos ngacmohet.

E duket, se një gjë të tillë e mendon edhe komisioneri Evropian për Zgjerimin, që është detyruar ta shmangë Shqipërinë nga turi i tij i vizitave.

Ndërkaq, në vizitën e sotme në Maqedoni, mësohet se ai do të kërkojë prej këtij vendi që të përkushtohet në plotësimin e kritereve që vendi të mund të hyjë në fazën e fundit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Maqedonia thuajse prej katër vjetësh ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim, por ende nuk bën hapa përpara në këtë drejtim.

Lidhur me këtë, komisioneri Rehn do të kujtojë autoritetet se kanë për të përmbushur kritere të tjera të parashtruara në tetë pika, nëse ata duan që vendi të marrë një datë për fillimin e negociatave përfundimtare për të qënë pjesë e BE-së.

Komisioneri për Zgjerimin, Oli Rehn, ka dëgjuar vazhdimisht nga qeveritarët për zotimin e tyre që të vazhdojnë reformat, por në takimet me zyrtarët e lartë, ai do të theksojë pikërisht faktin që fjalët duhet të shndërrohen në vepra.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE