English

Policia e Durrësit kap dy të rinj me një sasi parash të falsifikuara

Durrës, 23 korrik NOA - Dy 19-vjeçarë janë kapur nga policia e Durrësit pasi posedonin një sasi kartëmonedhash shqiptare të falsifikuara.

Sipas policisë dje u arrestua Edrit Caka 19-vjeç lindur në Berat dhe banues në lagjen nr.13 Plazh, Durrës.

Policia bëri të ditur se arrestimi i të riut u krye pasi është kapur në flagrancë bashkë me moshatarin e tij Markel Cela lindur dhe banues në Lushnje, me një sasi kartëmonedhash shqiptare të falsifikuara.

Efektivat blu sekuestruan një sasi parash me prerje 500 (pesëqindëshe) me nr US234785 24 copë dhe një copë me nr UP593802 të cilat u gjendën në automjetin tip-Benz veturë me targë AM883PP pronë e të arrestuarit Edrit Caka.

Ndërkohë që Caka u prangos për veprën penale të "Falsifikimit të monedhave", bashkëpunëtori i tij do të hetohet në gjendje të lirë.

k.k/NOA

KOMENTE