English

Pranga adoleshentit, vidhte pushuesit kosovarë

Kavajë, 23 korrik NOA - Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u vidhte sendet personale, turistëve kosovarë.

Efektivat e komisariatit të policisë së Kavajës, arrestuan dje 18-vjeçarin A.K, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, është kapur në flagrancë duke vjedhur një telefon celularë tip "Sony Erikson", në plazhin e Golemit, në çadrën e disa pushuesve kosovarë. Burime nga policia thanë se dyshohet se adoleshenti "shtegtonte" në zonën e plazhit të Golemit, ku gjuante shezlongët e pushuesve për të vjedhur sendet e tyre personale.

Ai gjente momentin kur plazhistët shkonin për tu larë në det, për të vjedhur sendet e tyre.

Kështu mesditën e djeshme ai ka shfrytëzuar këtë çast për ti marrë një telefon celular një familjeje kosovare.

Por vjedhja ra në "sy" të pushuesve të tjerë të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

k.k/NOA

KOMENTE