English

Rezart Taçi arrin marrëveshjen me ekipin e Bolonjës, ble 80 % të aksioneve

Tiranë, 23 korrik, NOA - Sipërmarrësi i njohur, Rezart Taçi, ka mundur të konkludojë sot me palën italiane marrëveshjen për blerjen e një pjese të konsiderueshme të aksioneve të ekipit të futbollit të Bolonjës.

Lajmi bëhet i ditur paraprakisht, ndërsa pritet që marrëveshja së shpejti të firmoset edhe në mënyrë zyrtare.

Sipas saj, mësohet se sipërmarrësi shqiptar, Taçi do të blejë paketën prej 80 % të aksioneve në vlerën e 20 milionë eurove të këtij ekipi të njohur.

Në këtë mënyrë, ai regjistrohet si i pari pronar i huaj në Serinë A të kampionatit italian.

n.e/NOA

KOMENTE