English

Vrasja mafioze e shqiptarit në Itali, vrasësit e Ilir Krypit ende të lirë

Xhenova: Policia italiane ende nuk ka mundur të vërë në pranga të dyshuarit e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 19 korrikut ditë më parë në Xhenova të Italisë ku u ekzekutua me plumb në gojë një ish i burgosur që kishte bashkëpunuar me drejtësinë italiane.

Sipas agjensisë së lajmeve italiane, ANSA, burime nga policia italiane thonë se dyshohet që tre shqiptarët të jenë larguar pas vrasjes nga qyteti.

Policia ka kontrolluar të gjitha "bazat" ku mund të qëndronin të dyshuarit, por asnjë gjurmë e tyre nuk është gjetur.

Sipas burimeve, policia ka zgjeruar operacionin e ndjekjes së të dyshuarve në të gjithë Italinë.

Njësitë e policisë kanë marrë fotot dhe gjeneralitetet e tre shqiptarëve që po gjurmohen në të gjithë vendin., derisa akuzohen për vrasjen mafioze të emigrantit shqiptar Ilir Krypi, i cili kishte dëshmuar dhe ishte bashkëpunëtor në hetimin për trafikun e celularëve e kokainës në burgun Marasi. Sipas ANSA-s emigranti i vrarë ishte arrestuar bashkë me Nikodemo e Xhuzepe Makrin si dhe me shqiptarët Blerim Gaçi, 30 vjec, Dritan Dedja 26 vjec dhe agjentin e policisë italiane Antonio Ierardi, 34 vjeç bashkë me Francesko Muzio. Të gjithë këta përvec Krypit nuk pranuan të bashkëpunojnë me drejtësinë për dekonspirimin e trafikut ilegal të celularëve e kokainës.

m.i/NOA

KOMENTE