Valencia, 24 korrik, NOA - Një vajzë 28-vjeçare, e cila jeton në Valencia në jug të Spanjës, ka ofruar nëpërmes internetit virgjërinë në shitje për 15.000 euro për të paguar operacionin e nënës së saj.
Ajo shpalljen e ka vendosur më 10 maj të këtij viti në faqen e internetit quebarato.com duke theksuar se "nuk mendon që në këtë mënyrë do të zgjidhë të gjitha problemet e saj financiare, por se këto para do t'i ofrojnë së paku një stabilitet financiar". Evelin, siç quhet gruaja e re e cila në këtë mënyrë dëshiron të paguajë shërimin e nënës së saj dhe të kthehet në Ekuador të Amerikës Jugore prej ku ka prejardhjen, ka theksuar se ka vendosur të ndërmerr këtë hap "sepse si shërbyese fiton shumë pak para". Së bashku me shpalljen në faqe ajo ka vendosur edhe vërtetimin për virgjërinë e saj.