Pogradec, 24 korrik, NOA - Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në kryqëzimin e Zagorçanit, automjeti Volsvagen Tuareke pa targa, me drejtues Përparim Mulaj, banues në lagjen "21 Dhjetori" në Tiranë, është përplasur me motorçikletën Skygo pa targa, që drejtohej nga Medai Topllari, banues në Rrëmenj të Pogradecit.
Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte së bashku me të, të cilët ndodhen në spital duke marrë ndihmën e parë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.