Durrës, 24 korrik NOA - Bastiste banesat e pushuesve në plazhin e Durrësit, arrestohet nga policia një 24-vjeçar.
Ylber Tafa lindur dhe banues në Lekaj i Kavajës, i dënuar më parë për vjedhje, është arrestuar dje nga policia pasi ka kryer disa vjedhje në zonën e Plazhit. burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë se Tafa, në banesën e shtetasit I. Tabaku banues në lagjen Nr 13, ka vjedhur sende të ndryshme si bizhuteri floriri, aparat fotografik etj.
Në lagjen Nr.13 Durrës në banesën marrë me qira nga shtetasi N.Rrecaj banues ne Skenderaj Kosove, i ka marrë një sasi Eurosh, disa bizhuteri floriri, varëse, byzylykë dhe unaza.
Në lagjen Nr.13 Plazh Durrës ka vjedhur banesën e shtetasit J. Jaho ku i ka marrë një sasi prej 15 000 lekësh, disa bizhuteri floriri.
Të arrestuarit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e bizhuterive të floririt dhe disa sendeve të tjera të vjedhura në këto banesa.
k.k/NOA
Â