English

I rrëmben portofolin një gruaje në qendër të Tiranës në mes të ditës, kapet i riu

Tiranë, 24 korrik NOA - Tenton t'i vjedhë portofolin një gruaje, në mes të ditës në qendër të Tiranës, policia kap 25-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë u krye dje arrestimin në flagrancë të 25-vjeçarit Fatmir Bilali, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz Tiranë.

Burime nga policia thanë se Bilali paraditen e djeshme në bulevardin "Bajram Curri", në afërsi të pallateve "Agimi" i ka rrëmbyer një kalimtareje portofolin.

Britmat e saj kanë bërë që të regojnë kalimtarë të tjerë të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Shërbimet më të afërta policore, mbërritën me urgjencë duke rënë në gjurmë të autorit i cili kishte mundur të largohej fare pak nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë të riut ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale portofoli, brenda së cilës ndodhej shuma e parave prej 20 000 lekë.

Materialet në ngarkim të tij do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "vjedhjes".

k.k/NOA

KOMENTE