English

JAB Resources po studion mundësinë për të ngritur një uzinë ferrokromi në Shqipëri

Tiranë, 24 Korrik NOA - Kompania e burimeve minerale JAB Resources Limited është duke planifikuar zgjerimin e aktivitetit të saj mbi kromin në Shqipëri, pas marrjes së dy lejeve të reja të zbulimit të dhëna nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Drejtori Ekzekutiv i JAB Resources, z. Rob Murdoch sugjeroi që dy lejet e reja të eksplorimit, të cilat mbulojnë zonën e Tropojës së bashku me lejen ekzistuese për zonën e Kalimashit mund të pajisin JAB Resources me një potencial të madh burimesh kromi, çka dhe i japin mundësi kompanisë të fillojë planifikimin e realizimit të një projekti afat gjatë dhe frutdhënës në Shqipërinë veri-lindore.

Z. Murdoch, shtoi se JAB filloi kërkimet për krom herët në vitin 2008 dhe pas një studimi të suksesshëm fizibiliteti, së fundmi ka aplikuar për lejen e parë minerare të shfrytëzimit të kromit, sipërfaqe e cila është brenda lejes së zbulimit 1125 në Kalimash.

Pas marrjes së lejes së shfrytëzimit, JAB planifikon fillimin e ndërtimit të menjëhershëm të një uzine moderne dhe fabrikës së pasurimit, që do të jetë edhe faza e parë e projektit.

Z. Murdoch shtoi se ngritja e një uzine ferro kromi si vijim logjik i hapjes së karrierës dhe fabrikës së pasurimit do të siguronte akoma më shumë punësim dhe mundësi biznesi cka do të përbëje dhe fazën e dytë të projektit.

JAB shtoi se ngrija e një uzine ferrokromi do t'i japë mundësinë JAB Resources të përmirësojë koncentratin e prodhuar nga fabrika e pasurimit me përmbajte nga 40% Cr2O3 në 60% metal kromi gjë që rrit në mënyrë të konsiderueshme vlerën në Euro valutë të vjelë nga eksporti Shqiptar.

JAB e konsideron ndërtimin e kësaj uzine ferro kromi mbështetur në teknologjinë më të avancuar të njohur sot si Direct Current Electric Arc Ferrochrome Smelter, e aftë për të përdorur koncentrat kromi që kompania do ta prodhonte nga fabrika e pasurimit, pa qenë nevoja që të briketohet, çka do të ishte shumë e kushtueshme.

Sipas z. Murdoch nëse testi paraprak do të demonstronte se një uzine ferrokromi do të mund të ndërtohet në Shqipëri, kjo do të thotë se vlera do të ishte më e lartë ndërkohë që punësimi dhe shkëmbimi i valutës do të shtohej shumë më tepër sesa të eksportohej vetëm si koncentrat.

Murdoch shtoi se kompanitë aksionere të JAB Resources janë investitorë të mëdhenj, të specializuar në investime për burimet minerale. Sipas tij këto kompani investitore kanë kërkuar që JAB Resources të fokusohet në Shqipëri, një vend i cili shihet të ketë potenciale të mëdha, por që ka ende nevojë për një përqasje bashkëkohore në zhvillimin e burimeve minerale në mënyrë që ai potencial të bëhet realitet. Gjithashtu JAB po kryen edhe punime zbulimi për ar, bakër dhe platin në Shqipëri.

/r.l/b.a/NOA/

KOMENTE