Tiranë, 24 korrik NOA-Specialistët kundër narkotikëve në drejtorinë e policisë së Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 sekuestruan në fshatin Kus, komuna Kashar disa parcela të veçuara, të mbjella me bimë narkotike cannabis sattiva.
Pas kontrollit të zonës u sekuestruan gjithësej 87 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva me gjatësi të ndryshme, të cilat ishin të mbjella në afërsi të një përroi në fshatin Kus të Komunës Kashar.
Trualli, në të cilat ishin mbjellur bimët narkotike, pas verifikimeve të bëra rezultuan se ishin pa pronar.
Nga grupi hetimor i formuar për të këtë qëllim u kryen veprimet proçeduriale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.
m.i/NOA