Tiranë, 24 korrik, NOA - Janë konfirmuar paraditen e sotme edhe tre raste të reja të prekura me virusin AH1N1. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore, të cilat e kanë pohuar këtë në bazë të analizave paraprake që kanë zhvilluar në laboratorët e vendit.
Ndërsa thuhet se ato gjithsesi, do të dërgohen edhe në Rumani, për t'u bërë një analizë më të plotë, në mënyrë që të konfirmohet nëse personat e dyshuar janë prekur vërtet nga virusi AH1N1, i cili shkakton të ashtuquajturin "gripi i derrave".
Me shifrat më të fundit, arrin në 7 numri i të prekurve nga gripi i derrave në vendin tonë, ku rastet e para u konfirmuan zyrtarisht në fillim të javësh dhe ndërkaq, autoritetet shëndetësore janë duke marrë të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen e duhur të popullatës nga prania e këtij virusi.
n.e/NOA