Tiranë, 24 Korrik NOA - Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot dënimin me 3 vjet burg dhe 400 mijë lekë gjobë për Lulzim Makishtin.
Ai akuzohet se kërcënoi me jetë familjen e drejtorit të bankës, nëse nuk i jepnin shumën prej 85 mijë euro.
I pandehuri është duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar ashtu siç janë aktet e paraqitura nga prokuroria.
Në seancën e radhës mbrojtja dhe vetë i pandehuri do të paraqesin konkluzionet e tyre përfundimtare.
I pandehuri akuzohet se më datën 29 prill të këtij viti i ka dërguar tre mesazhe bashkëshortes së drejtorit të ‘Union Islamik bank", Ehad Saad, ku i kërkonte shumën prej 85 mijë euro, në të kundërt familja e tyre të bënte shumë kujdes më pas.
Po ashtu i pandehuri dyshohet se i ka dërguar edhe dy mesazhe të tjera, ku e kërcënonte bashkëshorten e Saad, Almara Read, që të mos lajmëronte policinë por vetëm të vinte në dijeni të shoqin.
Pavarësisht kërcënimeve burrë e grua depozituan kallëzimin penal në polici, ndërkohë që u zbulua se i dyshuari i kësaj ngjarjeje ishte Lulzim Makishti.
Ai akuzohet për veprën penale të "shtangimit me anë të kanosjes për përfitim pasurie". Â
/a.k/b.a/NOA/