English

Policia e Tiranës sekuestron 90 rrënjë bimë narkotike në fshatin Kus

Tiranë, 24 korrik NOA - Specialistët e antidrogës të Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë në bazë të informacioneve të sigurta në rrugë operative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, sekuestruan sot në fshatin Kus, komuna Kashar disa parcela të veçuara, të mbjella me bimë narkotike cannabis sattiva.

Nga shërbimet e policore, u kontrollua me imtësi zona, ku është kultivuar bima.

Ndaj u sekuestruan gjithsej 87 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva me gjatësi të ndryshme, të cilat ishin të mbjella në afërsi të një përroi në fshatin Kus të Komunës Kashar.

Trualli, në të cilat ishin mbjellë bimët narkotike, pas verifikimeve të bëra rezultuan se ishin pa pronar.

Nga grupi hetimor i formuar për të këtë qëllim u kryen veprimet proçeduriale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Kultivimit të narkotikëve".

k.k/NOA

KOMENTE