English

PS, Malaj: Kutitë e Beratit, u cenua pavarësia e institucioneve të apelimit të zgjedhjeve

Tiranë, 24 korrik NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj ka reaguar sot për rrëzimin nga Kolegji Zgjedhor të kërkesës së PS-së dhe G99, për rezultatet e Beratit.

Sipas Malaj mos hapja e kutive të Beratit cenon rëndë vlerësimin për pavarësinë e institucioneve të apelimit të zgjedhjeve.

"Standarde evropiane pa institucione apelimi jashtë influencave partiake nuk mund të ketë. Standarde të zgjedhjeve me kuti të mbyllura nuk mund të ketë" tha Malaj.

"Kjo mund të na mbyllë qoftë edhe përkohësisht optimizmin tonë për integrimin evropian. Koha në dispozicion deri në shtator për krijimin e qeverisë së re, krijon hapësira të plota që apelimi të jetë sa më transparent dhe të mos ketë asnjë ngutje. Respektimi i vendimeve të gjyqësorit është shumë i rëndësishëm por pavarësia e gjyqësorit dhe standardet e zgjedhjeve janë jetike për të ardhmen evropiane të vend" përfundoi Malaj.

k.k/NOA

KOMENTE